“Rikthimet janë gjithmonë të bukura”, zëdhënësja e Lul Bashës gati të rikthehet në…

Një nga të ftuarat në episodin e radhës të “Ëndërrtjerrësit” ishte edhe Elona Meco, e cila foli për rrugëtimin e saj si gazetare, duke nisur që nga hapat e parë.

“Doja gazetarinë sepse doja të merrja në intervistë Sali Berishën”, tha ajo.Një arsye disi e çuditshme por njëkohësisht me shumë vlerë për rininë e asaj kohe. Karriera e saj, ashtu si çdo gazetari, ka pasur situata të ndryshme të cilat kërkonin menaxhim dhe vendosmëri.

E pyetur për një rikthim në familjen e madhe të “Top Channel”, Meco tha se ‘rikthimet janë gjithmonë të bukura’, duke lënë të nënkuptohej se ekziston kjo mundësi.Vite më parë, gazetarja e njohur e politikës mori drejtimin e zyrës së shtypit të PD. Elona Meco u shkëput kështu nga gazetaria aktive prej shumë vitesh duke u bërë këshilltare e Lulzim Bashës.

Ndërkohë një tjetër e ftuar sot ishte edhe moderatorja Nevina Shtylla, e cila rikujtoi shtatorin e vitit 2010, ku mori pjesë në edicionin për moderatore në “Portokalli”.“Ky ka qenë audicioni im i parë, ishte hapi i parë.

Altin Basha më ka kërkuar një takim po se kisha idenë fare si funksiononte atv dhe s’kisha as një lloj eksperience të vogël. Për emisionet sportive thoja nuk do pranoj kurrë por procesi më shërbeu si një lloj sprove por kisha një mungesë bagazhi”, tha Nevina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...