Pak para ndeshjes, dy gazetaret shqiptare të sportit kapen prej flokësh me njëra-tjetrën

Një ngjarje aspak normale ka ndodhur dje në Kosovë teksa mësohet se janë kapur prej flokësh me njëra tjetrën dy zyrtaret e Federatës së Futbollit të Kosovës, njëkohësisht gazetare.

Bëhet fjalë për Alba Morinën dhe Maki Bajramin, njëkohësisht gazetare të dy kanaleve të njohura televizive në Kosovë, Kanal10 dhe Klan Kosova.Sipas asaj që raporton Sporti.info, dy punonjëset e Federatës kanë goditur me karrige njëra-tjetrën.

Ngjarja e turpshme ka ndodhur para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës U-17 kundër Gjermanisë U-17, e vlefshme për futbollin e femrave.Arsyea pse dy gazetaret janë kapur më njëra-tjetrën ende nuk dihet, por ngjarja është shumë e ulët duke ditur që bëhet fjalë për dy vajza të media-s që duhet të jenë shembull dhe aq më tepër që janë zyrtare të një institucioni sic është federata e futbollit.

Reagimet për këtë ngjarje kanë qenë të shumta, një valë e gjerë kritikash dhe komentesh negative nga njerëzit në rrjetet sociale për të dyja vajzat. Ka dhe nga ata që mbajnë anën e njërës palë dhe të tjerë të tjetrës.Ditët në vijim pritet të zbardhen dhe detaje të tjera të ngjarjes dhe të zbulohe arsyeja që ka cuar vajzat deri këtu. Një ngjarje që ul shumë figurën e femrës në Kosovë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img