Tezja që hodhi nipin dhe mbesën nga ballkoni në Greqi është shqiptare

E gjithë Greqia ka mbetur pa fjalë nga ngjarjaqë është regjistruar ditën e sotme nëEgaleo ku tezja ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën 2 dhe 5 vjeç dhe më pas është vetëhedhur.

Ajo që mësohet nga mediet dhe nga policia, tezja është shqiptare.Për fat të mirë fëmijët dhe tezja janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

“Tezja na tha hidhu nga ballkoni”, kjo është deklarata e parë që dy të miturit kanë dhënë para organeve kompetente.Sipas raportimeve që vijnë nga Greqia, shqiptarja që hodhi nipin dhe mbesën nga ballkoni po qëndronte në shtëpinë e motrës së saj, në Egaleo. Pasi ka hedhur fëmijët nga ballkoni ajo është vetëhedhur.

Nëna e fëmijëve ndodhej brenda në shtëpi në këtë moment por nuk arriti të kapte në kohë marrëzinë e motrës së saj. Ajo është në gjendje shoku, ndërsa ishin fqinjët ata që lajmëruan babanë e fëmijëve, i cili ishte në punë.

Dy fëmijët e mitur janë shtruar në spitalin pediatrik, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tezja ndodhet ndodhet në një spital tjetër ku po merr trajtim mjekësor.

Edhe pse jo ende zyrtarisht, përflitet që tezja vuan nga probleme të shëndetit mendor, por duhet pritur versioni zyrtar i policisë, pasi të mbarojnë të gjitha hetimet e nevojshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...