Mjaft më me kofshët jashtë në ekran/ Drejtoresha e re e televizionit largon gazetaren e njohur…

Alessandra De Stefano është gruaja e parë që drejton RaiSport, pjesë e televizionit shtetor në Itali. E intervistuar së fundmi nga Corriere della Sera, De Stefano foli për ndryshimet rrënjësore që do të bëjë.

 

Ajo shpjegoi se Paola Ferrari, e cila prej vitesh bënte emisionet para dhe pas ndeshjeve të përfaqësueses si dhe emisionin ikonë të Serisë A, nuk do të ishte më.

 

Të gjithë ata që janë fansa të Italisë dhe futbollit italian është e pamundur të mos kenë parë të paktën një emision të Paolës.

 

Drejtoresha e re tha se Paola do të bëjë një emision tjetër por jo këto transmetime të rëndësishme “Paola Ferrari nuk do të drejtojë më studion pas ndeshjes dhe as edicionin e ri të “90° Minuto”, por një emision të të dielës bashkë me gazetare të tjera.

 

Për mua e vetmja gjini që ka rëndësi është aftësia. Sporti është maskilist, e dimë. Mënyra e parë për ta ndryshuar është të ndryshojmë regji, çfarë kuptimi ka të inkuadrojmë gjithmonë nga poshtë femrat për të treguar kofshë, kavilje dhe këpucë?

 

Le të heqim maskën dekoruese të feminilitetit, atë shprehjen e trishtë “është e bukur dhe e aftë”. Sa i përket veshjes, secili ka stilin e vet, por unë disa dekolte do i përdorja vetëm në plazh”, theksoi De Stefano. Ky vendim i drejtoreshës së re të Rai Sport është pritur mjaft mirë nga publiku që tashmë është lodhur nga ekzagjerimi i veshjeve së moderatoreve në TV-të e ndryshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...