Kompania e Gazmend Pajës merr 133 mijë m2 tokë në Dhërmi, aktori do të investojë 13.8 milionë euro

Aktori i njohur i humori, Gazmend Paja është investitor strategjik në bregdetin e jugut, ndërsa mësohet se kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro.

 

Sipas “EuroNews”, Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

 

Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.

 

Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

 

Kompania ‘Startek’ në vitin 2017 aplikoi vetëm për të fituar të drejtën e ndërtimin të këtij resorti por që nuk e bindi dot komitetin e investimeve strategjike.

 

Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Projekti u fitua dy vite më vonë dhe aty u bashkua edhe kompania e Gazmend Pajës

 

Në faqen zyrtare të projektit thuhet se ai do të zhvillohet në pronë private dhe një pjesë në tokë publike.

 

Ligji i investimeve strategjike është shoqëruar me debate të mëdha pikërisht për vënien në dispozicion të pronës shtetërore të bizneseve të cilët nuk zhvillojnë resorte për të pritur turistë, por që ndërtojnë vila dhe fitimet shkojnë tek kompanitë, shkruan “EuroNews”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...