Akuzohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një të mitur, këngëtari i njohur shqiptar përfundon në Gjykatë

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, ka përfunduar sërish në duart e drejtësisë. Ai po përballet me një situatë jo edhe aq të mirë pasi mediat kanë zbuluar se këtë të premte (25 mars) do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

Reperi akuzohet se ka dhunuar një të mitur, në korrik të vitit 2015. “Front Online” posedon edhe aktakuzën e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve.

 

Akuzat rëndohen edhe më tej pasi thuhet se ai ka kryer edhe marrëdhënie s eksuale. Sakaq, identiteti i vajzës në fjalë nuk dihet.

 

Kjo nuk është hera e parë që Gjiko del para Gjykatës. Dy vite më parë artisti i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje.

 

Në aktakuzë thuhej se, i pandehuri Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, kishte në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën tip “P istoletë me gas” dhe me të ka shtirë në ajër disa herë gjatë një rasti familjar.

 

Armën ia konfiskojnë Policia e Kosovës asokohe, së bashku me dy karikator dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...