“Gruaja duhet të rrijë nën hijen e burrit”/ 57-vjecarja rrënqeth me dramën e jetës: Prindërit më martuan, burri vuante nga…

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua sot historia dramatike e 57 vjeçares Rozeta Kodra nga Korça.

 

Edhe pse fati e gëzoi me dy fëmijë, sërish 57 vjeçares nuk iu nda kurrë jeta e vështirë. Fati do deshte që Rozeta të martohej pa shprehur pëlqimin e saj, me një burrë që ndanin të njëjtën punë bashkë.

 

Ishte vetëm 20 vjeçe dhe familja vendosi pa marrë konfirmimin e saj, pasi Rozeta rrëfen se asaj kohe dy shoqet e saj ishin shkuesi për këtë martesë. Vetëm një muaj pas martesës kuptoi se bashkëshorti ishte një njeri me probleme të shëndetit mendor dhe se ishte një fëmijë pa prindër i rritur në jetimore. Këtu nis drama e familjes së saj.

 

“Kam bërë një jetë shumë të vështirë dhe plot halle, punoja në të njëjtën punë me bashkëshortin dhe shoqet e mia shumë herë më të mëdhaja shkuan në shtëpi te nëna ime dhe ja propozuqn bashkëshortin për martesë me mua se ai ishte nga shtëpia e fëmijës. Nëna ime e pëlqeu edhe dha ok. Unë e mora vesh pak më vonë dhe nëna ime më tha që mirë është të martohesh me të sepse gruaja duhet të rrijë nën hijen e burrit. U martova dhe pas një muaji kuptova se bashkëshorti vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Aty nisi peripecia për mua, erdhën në jetë dy vajza e cila njëra u martua dhe shfaqi probleme të shëndetit mendor dhe u divorcua dhe sot ajo jeton me mua në shtëpi. Kam probleme të mëdha ekonomike, unë nipin e rrita vetë se vajza u divorcua dhe nuk ishte mirë psikologjikisht.

 

Bashkëshorti im ka qenë gjithë probleme gjithmonë, vinte merrte rrogën time dhe largohej me shokët unë mbetesha me dy vajzat vetëm, ai bënte veprime të frikshme, bënte veten gjithë gjak pasi i binte kokës për muri.

 

Dy vajzat terrorizoheshin. Unë kam menduar gjithmonë se nuk kam merituar asgjë të mirë në këtë jetë për shkak të fatit tim. Njëra nga vajzat u kuptua që në moshën 5 vjeç që kishte probleme, mirëpo kjo vajzë u martua me një burrë që kishte qenë 3 herë i martuar.

 

Mirpo unë s’dija gjë për ketë lidhje dhe nuk kam qenë dakort, isha në punë dhe nuk e ndiqja dot hap pas hapi. Vajza lindi dy fëmijë dhe ka 5 vite që është divorcuar. Nuk jam kujdesur siç duhet për vajzat sepse ikja në punë dhe kthehesha në mbrëmje vonë se nuk kisha me çfarë t’i ushqeja. Dua të ju them të gjithë atyre që më bullizojnë për pamjen time se jam njeri si gjithë të tjerët.” shprehet Rozeta.

 

Vajza e saj, apeloi shtetin për ndihmë, pasi nëna e saj ndodhet ne gjendje të mjerueshme.

 

“Unë ndihem shumë keq sepse mami im vuan shumë dhe babai im ka pirë gjithë kohës dhe ne jemi rritur pa ngrënë. Ne sot bullizohemi sa dëgjojnë mbiemrin tonë as mjekët nuk na shërbejnë na bullizojnë. Edhe unë i kam fëmijët me epilepsi, gjëndja jonë është shumë keq edhe tani që jam martuar shumë keq është nëna ime, ne jemi rritur jashtë se mblidhnim dru dhe ndihmonim mamanë se nuk e shikoja dot duke qarë.

 

Njerëzit e babit nuk i njohim sepse ai është rritur në jetimore, edhe një njeri që na tha se jam kushëriri i babit na largoi nuk donte të na afronte. I bëjë thirrje shtetit të shikojë mamanë time. As bashkia nuk na ka ndihmuar vetëm një herë në kohën e pandemisë. Ju lutem na ndihmoni, ndihmojeni mamin tim.” apeloi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...