“Do ta shihni shumë shpejt” Pas largimit të Bashës, Noka zbulon lëvizjen e rradhës që do të bëjë Berisha

Deputeti i PD Flamur Noka ka folur për situatën e ndërlikuar brenda kësaj force politike.

 

Ai deklaroi se negociatat nuk mund të bëhen me grupin që mbështet Lulzim Bashën, pasi ata kishin vënë si kusht që zgjedhjet lokale të ardhshme ti faleshin Edi Ramës dhe më pas të mbaheshin votimet për kryetar partie.

 

Ndër të tjera, Noka zbuloi edhe lëvizjen e ardhshme të ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

“Shumë shpejt do të shihni një tur të Sali Berishës dhe Komisionit për bashkimin e PD-së. Edhe deputetë të cilët kanë qenë neutralë apo mbështetës së Bashës tashmë kanë kërkuar që PD të bashkohet.” – u shpreh ai.

 

“Kush janë këta që flasin për bashkim. Kush është Enkelejd Alibeaj? Është thjesht një koleg, një deputet, siç është Flamur Noka sot. Pse? Sepse si Alibeaj si Brava janë shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, ata dhe të gjithë kryesinë e emëruar nga Basha.

 

Do të thotë nga data 11 dhjetor është mandatuar Komisioni i Rithemelimit për të përfaqësuar PD-në. Që nga data 11 ata kanë qenë vetëm deputetë të PD dhe asgjë më shumë jo drejtues. Çfarë po bëjnë? Po vazhdojnë lojën e Bravës duke zvarritur procesin.

 

Komisioni i Rithemelimit do të vazhdojë riorganizimin. Ju them se sot në bazë nga data 6 mars e deri më tani ka një vërshim të pafund nga ana e demokratëve. Shumë shpejt do të shihni një tur të Sali Berishës dhe Komisionit për bashkimin e PD-së. Edhe deputetë të cilët kanë qenë neutralë apo mbështetës së Bashës tashmë kanë kërkuar që PD të bashkohet. Në fund Brava dhe 4 adjutantët e tij derën e kanë të hapur. Nëse duan të vijnë dhe të integrohen, por me kushtin që të mos mbajnë peng asgjë për interes të Edi Ramës.

 

Kush mund të shkelë kushtetutën dhe të ndalojë të drejtën kushtetuese të kandidimit të Berishës në krye të PD? Pra Berisha ka të drejtë të kandidojë. Ç’janë këto përralla që na i tregon Brava me deklaratët e tij? Thonë hajdeni ju por duhet të merrni leje tek Brava për të hyrë në bunker. Gjëja e parë është procesi i ç’bunkerizimit. Keni parë gjë një hap të tillë? Jo! Nxjerrin kokën atje dhe vendosin kushte ata që janë të mbaruar politikisht sepse janë minorancë absolute. Kjo është një çmenduri.

 

Ka negociata intensive mes komisionit të Rithemelimit dhe të deputetëve të PD dhe të drejtuesve të PD nëpër degë të ndryshme të vendit. Negociatë me pengjet nuk e di sesi mund të bëhet. Brava vetë i pesti, është peng. Me të gjithë deputetët e grupit parlamentar kemi negociata.

 

E dini sot se ku ishte Basha? Në zyrë. Po ai ka dhënë dorëheqje, nuk është më kryetar. Ky veprim është tallje. Ata na kanë vënë kusht, t’ja falim Ramës zgjedhjet lokale dhe më pas të bëjmë zgjedhje brenda partisë.” – u shpreh Noka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...