Ministrja Balluku del në konferencë për shtyp: Të fiken të gjitha dritat pas orës…

Shqipëria dhe e gjithë bota në fakt po kalojnë momente të vështira, duke nisur nga shtrenjtimi i karburantit, i ushqimeve të shportës e deri te energjia.

Madje, kriza energjitike thuhet se do të jetë ndër më të fortat që ka përjetuar njerëzimit dekadat e fundit dhe shumë shtete kanë filluar të marrin masa.

Ministrja jonë e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku, ka treguar masat që do ndërmarrë qeveria për menaxhimin e krizës aktuale së energjisë.

Balluku tha se në disa akse të vendit do të ndërpritet ndriçimi.Gjithashtu, ministrja shtoi se do të kërkohet nga të gjitha bashkitë e vendit që pas orës 00:00 të ndërpresin energjinë e panevojshme.

Balluku theksoi se duhet të kursejmë energji, pasi çmimet e importit janë të larta dhe nuk duhet të futemi në situatën që të na ndërpritet shërbimi i energjisë gjatë periudhave të ndryshme të ditës.”I kemi kërkuar ARRSH për të nisur nga puna me OSHEE, për të ndërprerë ndriçimin në akset kombëtare. Nuk do të pjekim disa akse rrugore që cënojnë sigurinë, siç janë disa rrethrrotullime.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj”.”Një masë e marrë është kërkesa që kemi bërë për të kufizuar energjinë që shpenzohet për ndriçimin, për ato që nuk janë të nevojshme. Duke nisur nga ora 12 e natës do i kërkohet Bashkive që të ndërpresin ndriçimin, për ato që nuk janë të domosdoshme”, tha ndër të tjera minstrja Balluku.

Prapaskena! Situata e shëmtuar që u përball Olta Gixhari gjatë publicitetit

Bledi Mane ka ndarë prapaskenat në studio pas daljes së Olta Gixharit mbrëmjen e sotme.   Edhe pse plot emocione dhe dhembshuri, vajzat ish-banore të BBV,...

7 këshilla për të forcuar lidhjen me vjehrrën tuaj dhe ajo t`ju dojë shumë

Gjeni gjërat që keni të përbashkëta, edhe nëse është vetëm bashkëshorti juaj.   A ka ndonjë serial televiziv, ekip sportiv, libër apo aktivitet që të dy...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME