“Po mirë, turp nuk keni që gënjeni?” Armina Mevlani e ka punën pisk

Blogerja Armina Mevlani është gjithmonë në shënjestrën e mediave dhe portaleve online. Kjo, prej lidhjes së saj të kahershme me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin.

 

Së fundmi ajo është detyruar të mohojë lajmet se ka shkuar për pushime në Dubai. Në rrjetet e saj sociale, Mevlani tha se lajmi se ajo po pushon në një kohë kur qytetarët nesër dalin në protestë për rritjen e çmimeve është i pavërtetë.

 

Në reagimin e saj, ajo shpjegoi se nuk ka bërë udhëtime, duke mbështetur plotësisht protestën aktuale për naftën në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit tonë (prej më shumë se një jave).

 

“Po mirë, turp nuk keni që gënjeni? Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjestra tërë jetën. Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime?” – reagoi Armina në faqen e saj zyrtare në Instagram.

 

“Dhe për më tepër vendosni foto të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë?” – përmbyll ajo ankesën e saj, me të drejtë. Urojmë që portalet dhe gazetarët të vihen paksa në sedër pas këtij reagimi.

 

Aludimet për gjëra kaq delikate dhe të sikletshme janë të pafalshme. Gazetaria sot po bëhet gjithnjë e më e dobët, sidomos me shtimin e portaleve online, ku nuk punojnë gazetarë të mirëfilltë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img