Luana Vjollca çudit në intervistë: “Goca e Marinës më ngjan mua dhe Getoarit”

Marina Vjollca dhe Luana Vjollca së fundmi ishin të ftuara në emisionin “Endërrtjerrësit” në , duke kujtuar të kaluarën e tyre, si e nisën karrierën në televizion.

 

“Ne kemi qenë gjithmonë bashkë. Që nga klasa e parë deri në universitet, gjithmonë bashkë. Njëra ishte e butë, tjetra paksa aventurë dhe stafi mendoi se do shkonim shumë bashkë te Fiks Fare”, deklaruan vajzat, duke parë veten në ekran si kanë qenë dikur.

 

Një prej çështjeve që u diskutua këtë puntatë ishte edhe vajza e vogël e Marina Vjollcës, e cila quhet Marget. Moderatorja tha se Luana është një teze e mrekullueshme.

 

Kjo e fundit tha se i ngjante më shumë asaj sesa të ëmës dhe se ndihet shumë e lumtur për këtë. “Ne jemi bërë teze në moshë të vogël, aq sa kishim zënka për kukullat me mbesat”, u shpreh ajo duke qeshur.

 

“Nëse do të fillojmë të flasim për fëmijë, nuk do përmbahem”, tha Marina. “Për çudi, më ngjan mua dhe Getit”, tha Luana me shaka.

 

Kujtojmë se Marina dhe Getoar Selimi u bënë prindër të një vajze pak muaj më parë. Marina tregohet gjithmonë e kujdesshme dhe shfaqet shumë rrallë me imazhin e vajzës së vogël.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...