Këngëtari i del në mbrojtje Elsa Lilës: Ia kanë marrë fëmijën! Ata që e shajnë as që e imagjinojnë se çfarë ka hequr ajo

Një nga lajmet që ka bërë bujë këtë javë në mediat tona është padyshim ndalimi i Elsa Lilës nga policia italiane për llogari të drejtësisë italiane.

Shumë personazhe publik në vendin tonë kanë reaguar për këtë lajm, disa i dalin në krah këngëtares e disa të tjerë thonë që duhet të marrë dënimin e merituar.Kantautori Gjergj Leka i konsideron të turpshme të gjitha reagimet që janë bërë në vendin tonë për ndalimin e këngëtares Elsa Lila në Itali.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” Leka u shpreh se Elsa Lila ka pasur një jetë të vështirë në Itali. Ai theksoi se nëse ka gabuar do të vuajë pasojat, por shtoi se artistë të mëdhenj kanë bërë gabime të mëdha.“Është e turpshme. Të hedhësh baltë te një njeri…

Nuk e kam pasur mike. Kam pritur reagimin e kolegëve të mi që kanë punuar me Elsa Lilën, institucione që e kanë shfrytëzuar emrin e Elsa Lilës, ku janë këto njerëz. Ndonjë prej atyre edhe ka reaguar keq, ‘nuk e prisja nga Elsa’!

Unë s’e besoj kurrë me aq sa e kam njohur Elsa Lilën, këtë ‘llogaritaren e rrezikshme’, apo që ka kohë se merret me këtë gjë.Një njeri që merret për një kohë të gjatë do vinte në evente në Shqipëri?! Në grevën e urisë, te Voice, kishte nevojë për lekë prandaj erdhi?!

Ato që e shajnë nuk e dinë çfarë ka hequr. Fëmijën ia kanë marrë qendrat sociale.Por edhe nëse dënohet, kaq të gëzuar do jemi ne pse dënohet një artiste me kaq vlera. Unë e kam bindje që ai që ka talent, gabon më shumë se i patalentuari, e ka treguar koha. Kjo vërsulja pse? Ta vlerësojmë për artisten që është dhe të presim çfarë do ndodhë”, tha Gjergj Leka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...