Justifikimi qesharak i ministres së Financave: Vaji në Shqipëri kushton më shtrenjtë se në Angli, ngaqë vaji ynë është më i mirë

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se vaji në Shqipëri është më i mirë se në Angli, të paktën kështu u la të kuptohej nga ajo që tha vetë ajo.

Në studion e “Opinion”, Ibrahimaj komentoi një postim të publikuar nga ne në lidhje me krahasimin e çmimit të vajit, ku në një supermarket në vendin tonë çmimi shkonte deri në 409 lekë për litër, ndërsa në Angli 1.29 paund.

“Një foto e një litri vaj nëpër rrjetet sociale kushtonte 409 lekë dhe ishte ngjitur me foton e një litri vaj që në Angli ishte 1.6 paund.Nuk mund të bëhen këto krahasime. Është si të krahasosh mollë dhe dardhë apo një prdoukt tjetër, pavarësisht se është vaj.

Sepse janë cilësi të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme”- ka deklaruar ministrja.Përmendim këtu edhe një deklaratë tjetër të ministres së Ramës, e cila po këtë mbrëmje tha se nëse një shqiptar merr 130-140 euro në muaj, nuk mund të konsiderohet i varfër.

Mirë që çmimet janë janë ngritur në kupë të qiellit, por këtu të bëjnë edhe për budalla me këto justifikime aq shumë të ulta, saqë as një fëmijë nuk i përdor dhe jo më një ministre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...