“Lufta do të…”/ A do të fitojë Putini? Publikohet parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

Nostradamus, i cili cilësohet si njeriu që ka parashikuar shumicën e ngjarjeve kryesore që ndodhin, ka parashikuar edhe shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.

 

Parashikimet në rreshtin e 942 të Michele de Nostredame, i njohur zakonisht me emrin Nostradamus, që flasin për të ardhmen, shkojnë deri në “fundin e vitit” 3793. Nostradamus kishte një dhunti për të parashikuar ngjarjet e errëta, errësirën dhe shkatërrimin dhe në një moment parashikon që “Lindja do ta dobësojë Perëndimin”.

 

Këto parashikime kanë dalë përsëri në pah pasi Rusia filloi një luftë duke e sulmuar Ukrainën.

 

Më 24 shkurt, Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, duke shënuar sulmin më të madh me një ushtri konvencionale në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

 

Në orët e para, Putin paralajmëroi një “operacion special ushtarak” dhe minuta më vonë raketat goditën Ukrainën, përfshirë Kyivin, kryeqytetin e Ukrainës.

 

Fillimi i kësaj lufte është dënuar ndërkombëtarisht, ku më pastaj u vendosën sanksione në Rusinë – me tentimin për të shkaktuar një krizë financiare në Rusi.

 

Të dy vendet u mbyllën, ka zëra dhe frikë që tensionet mund të eskalojnë ku do të dërgojnë në një skenar të Luftës së Tretë Botërore.

 

Megjithatë, a ka parashikuar mundësinë Nostradamus që të kemi një luftë në të ardhmen e shpejt?

 

Profeti francez ka shkruar në librin e tij Les Propheties, e cila është një koleksion i 942 poezive katërrokëshe që thuhet se parashikojnë ngjarjet e ardhshme.

 

I përshkruar si “Profeti i Kiametit”, astrologu dhe mjeku francez ka përdorur tekstet biblike dhe përvojat e tij me murtajë si frymëzim, me shumë parashikime të tij që fokusohen në urinë dhe mjerimin.

 

Një katërrokësh, në veçanti, konsiderohet nga shumë njerëz si paralajmërim për një luftë globale.

 

“Dy herë poshtë, Lindja do ta dobësojë perëndimin; Kundërshtari pas disa betejave do të dështojë në det, aty ku ka nevojë të fitojë”, thuhet në këtë varg katërrokësh të Nostradamus.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...