“Tërmet” në administratë/ Manja del me deklaratën bombë: Kallëzohen penalisht 20 zyrtarë dhe ish-zyrtarë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë.

Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor.

Ne Pogradec janë hetuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë pasi u lejua legalizim i një objekti brenda ambienteve të një shkolle. Ndërsa në Sarandë në zonën Turizëm kanali i Cukës janë legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

“Janë kallëzuar penalisht në prokurorinë e Pogradecit 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar regjistrimin e një objekti brenda një shkolle në kundërshtimin me ligjin.

Ky është një regjistrim antiligjor, pajisje me certifikatë pronësia të marrë në kundërshtim me ligjin.

Rasti i dytë ka të bëjë me një denoncim të ardhur nga një qytetar i zakonshëm, që e falënderoj dhe na ka vënë në dijeni për disa legalizime në kadastrën e Sarandës. Inspektori antikorrupsion në MD kanë nisur verifikimet dhe është konstatuar legalizimi i dy objekteve në këtë zonë turizëm kanali i cukës.

Janë kallëzuar të gjithë zyrtarët dhe ish zyrtarët në kadastrën Sarandë, duke filluar me ish-drejtorin e ish Kadastrës”, u shpreh Manja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...