Nga Elsa Lila te Liliana Kondakçi, kush janë këngëtarët shqiptarë të arrestuar për drogë ndër vite

Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

Gazeta italine La Republica raporton se në operacionin e policisë së Romës janë arrestuar dhe 13 persona të tjerë, përfshirë dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Megjithatë, këto nuk janë rastet e para që personazhe të famshëm shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë. Rasti më i fundit, i ndodhur pak javë më parë, ishte Arian Begaj pasi u kap e lëndë narkotike. Në shtëpi iu gjetën dhe 50 gram kokainë dhe 9 mijë euro.

Në vitin 2016, një tjetër këngëtare ra në pranga pasi u kap me një sasi lënde narkotike në makinë teksa po kalonte kufirin në Qafë-Thanë. Valbona Xeka u arrestua pasi gjatë kontrollit në çantë iu 12 gram kanabis. Dhe këngëtarja e viteve ’80, Liliana Kondakçi u dënua në vitin 2011 për trafik droge në Itali.

Ajo u lirua dy vite pas vendimit të drejtësisë italiane të dhënë ndaj këngëtares për përfshirjen në një rrjet të trafikimit të drogës. Gjykata e gjeti këngëtaren e njohur shqiptare fajtore për akuzën e bashkëpunimit në grup kriminal, të finalizuar në trafik lëndësh narkotike.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë italiane theksohet se Kondakçi thirrej me pseudonimin “Mamaja”, ose “Këngëtarja”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...