Detaje të rënda/ Si baba e bijë vranë ish-dhëndrin para seancës së divorcit! U larguan me makina të ndryshme por… Çfarë i nxori zbuluar

Prokuroria ka dërguar për gjykim çështjen e Mexhit Picarin dhe vajzës së tij, Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e e Kudret Saliajt në qershor të vitit të kaluar në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Edhe pse Mexhit Picari pretendon se e kreu i vetëm krimin e rëndë, sipas provave të siguruara nga Prokuroria, ai ka bashkëpunuar me vajzën e tij për vrasjen e ish-dhëndrit, me të cilin Dhurata Saliaj ishte në proces divorci.

Gazetarja Lala raportoi për News24, se sipas pamjeve filmike të siguruara nga Prokuroria, babë e bijë kanë pritur së bashku viktimën derisa ai mbërriti në lokal, ku u ul në një tavolinë së bashku me avokatin e tij, Adriatik Cama.

Më pas, ata u ulën pak metra larg Kudret Saliajt, në një tavolinë në të njëjtin lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohej edhe seanca e divorcit të ish-çiftit.

Sipas kamerave të sigurisë të Prokurorisë, babai ka marrë armën nga çanta e së bijës dhe ka shkuar në drejtim të dhëndrit të tij dhe e ka qëlluar për vdekje, ndërsa i plagosur mbeti avokati i tij Adriatik Cama.

Por jo vetëm kaq, Dhurata Saliaj ka bashkëpunuar me të atin duke e duke e larguar nga vendi i krimit edhe pse kanë ikur me mjete të ndryshme.

Mexhit Picari është larguar me makinën e tij ndërsa e bija me taksi, gjatë rrugës ajo ka tentuar të fshehë provat.

Sipas prokurorisë, “nuk është e vërtetë që Dhurata Saliaj ka qenë rastësisht aty dhe pretendimet e baba e bijë që ngjarja ka ndodhur në kushte depresioni nuk qëndron, pasi rezulton se janë të shëndetshëm dhe të përgjegjshëm për veprën penale që kanë kryer”.

Një tjetër çështje që pritet të shqyrtohet sot është kujdestarinë e 3 fëmijëve të ish-çiftit, të cilët jetojnë me gjyshen nga ana e babait. Mësohet se vëllai i Kudret Saliajt ka kërkuar që të marrë kujdestarinë e tyre, ndërsa familja e Dhurata Saliajt nuk ka kërkuar paraqitur asnjë kërkesë.

Pala e Kudrejt Saliajt ka kërkuar të mos pranohet gjykimi i shkurtuar për baba e bijë por të marrin ndëshkimin sipas ligjit.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img