Xhemi Shehu i ruan me fanatizëm, Arbana Osmani publikon video me djalin e saj

Xhemi Shehu është shumë hermetike rreth jetës private dhe ka vendosur që ta mbajë atë larg syve të publikut. Ajo është nënë e dy djemve që rrallë i ekspozon në rrjetet sociale.

 

Megjithatë, sot ka qenë mikesha e saj më e mirë, Arbana Osmani, ajo që ka postuar një video me Xhemin dhe djalin e saj të madh. Ata shihen të tre duke konsumuar diçka teksa ai dëgjohet duke thënë se do një foto për Instagram.

 

 

Xhemi Shehu është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Xhemi ka preferuar që bashkëshortin e saj, Elvisin ta mbajë sekret dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të.

 

Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike vite më parë.

 

Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen. Ai është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...