Një nga kërkesat kryesore të protestuesëve: Rama: Jo 3 mijë, por dhe 45 mijë vetë të dalin nuk e bëj atë gjë

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet për heqjen e taksës së naftës, ashtu siç edhe kërkojnë protestuesit. Sipas kreut të qeverisë, i cili shprehet i bindur se do të jetë edhe 4 vjet në pushtet, thotë se edhe sikur 45 mijë persona të dalin, taksa nuk do të hiqet sa të jetë ai në krye të qeverisë.

 

Ai shprehet se nëse kjo do të ndodhtë, barra do të binte mbi familjet dhe bizneset e vogla, gjë të cilën shprehet se nuk do ta pranonte.

 

“Unë i kam kërkuar falje atyre në Kukës për tarifën që iu vu njësoj si të tjerëve dhe ka qenë një vendim që nga qeveria nuk ka qenë i studiuar sic duhet. Ata banorë kishin të drejtë. Kjo nuk është çështje trimërie, por çështje të drejte.

 

Nëse e drejta është me protestuesit është virtyt. Ne kemi kërkuar falje dhe kemi reaguar. Këtu nuk kemi ca diskutojmë as 4 ditë as 4 muaj. Jo 2-3 mijë veta, por 45 mijë veta të mblidhet ajo taksë nuk hiqet edhe 4 vjet sa të jem unë këtu. Të hiqet ajo taksë do të thotë ti ngarkosh barrën 1 mijë familjeve dhe bizneseve të vogla. Unë këtë nuk e bej.

 

Këtu thuhet u rrit nafta, janë rritur të gjitha. Nuk funksionon kështu. Duhet para sa pjesë e ekonomisë tonë janë të lidhura me naftën që është shumë pak, se një pjesë e madhe është e lidhur me energjinë dhe një pjesë tjetër është e lidhur …

nëse rritet çmimi i produkteve, psh miellit vjen si rezultat i rritjes së çmimit të grurit nga një vend tjetër. Pra është një efekt zinxhir”, u shpreh Rama për News24.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...