Ndërkohë që Shqipëria zien nga protestat, e pabesueshme se çfarë bën Lul Basha…

Kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur sot demokratët në zyrën e tij, në orën 11.00 të kësaj të shtune.

 

Edhe pse një pjesë e grupit parlamentar i ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen, Basha deri tani nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar por ka thënë se PD do të nisë një analizë të thellë për humbjen në 6 mars.

 

Mbledhja e thirrur nga Basha do të mbahet në të njëjtën kohë kur qytetarë nga gjithë Shqipëria do të vijnë në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën që ka filluar në orën 11.00.

 

Prej tre ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera protestohet për uljen e çmimeve, të produkteve ushqimore dhe të karburanteve.

 

Në PD është iniciuar firmosja e një kërkese për t’i kërkuar zyrtarisht kryetarit Lulzim Basha që të japë dorëheqjen pasi ka humbur zgjedhjet e 6-ta radhazi.

 

Megjithatë, kryetari i PD ka në krah dhe një grup deputetësh të cilët kanë justifikuar humbjen dhe janë shprehur se Basha nuk ka përse të japë dorëheqjen.

 

Pak minuta më parë, para nisjes së protestës dhe mbledhjes së PD, Lulzim Basha foli për mediat për rritjen e çmimeve. Ai kërkoi nga qeveria që të heq taksën e qarkullimit dhe të ulë në 6% TVSH për ushqimet. Sipas Bashës, çmimet rriten dhe të ardhurat e qeverisë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img