“Mos i bini shumë se ka gazetarë”/ Deklarata e drejtorit të policisë, reagon Meta: Skandal që …

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas një video të publikuar ku drejtori i policisë së Tiranës Lorenc Panganika, i ka kërkuar efektivëve të vetë të mos ushtrojnë dhunë ndaj një protestuesi sepse ka gazetarë.

 

Sipas Metës ky është një skandal që meriton ndëshkim ligjor ndërsa shtron pyetjen se nëse nuk do të kishte gazetarë, do të ndodhte edhe më keq? Ndër të tjera ai u bëri thirrje gazetarëve të punojnë me paanësi.

 

Postimi i Metës:

 

SKANDAL QË MERITON NDËSHKIM LIGJOR!

 

Por nëse nuk do të kishte gazetarë çfarë duhet të ndodhte më keq?!

 

Duke i përgëzuar të gjithë reporterët për pasqyrimin me objektivitet të protestave qytetare, i inkurajoj të publikojnë me paanësi aktet e paligjshme.

 

I ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet dhe dhunën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

 

Një BRAVO E MADHE për çdo gazetar dhe qytetar që nuk zmbrapset dhe frikësohet nga aktet e dhunës të pajustifikueshme, por i pasqyron ato me guxim.

 

PROTESTAT PAQËSORE JANË VETË DEMOKRACIA!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...