Grida Duma: Lulzim Basha këshilltar i Ramës, do përdorim çdo mjet për ta larguar

Deputetja Grida Duma, ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit doli në një deklaratë nga selia blu për rritjen e çmimeve, duke bërë sipas saj këshilltarin e qeverisë dhe jo opozitarizmin.

Teksa i drejtohej selisë së PD për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit, Duma akuzoi Bashën për humbjen e besimit të qytetarëve.

Deputetja e PD tha se opozita sot duhet të ishte në krye të protestës, ndërkohë që qytetarët nuk i pranojnë në protestë, për shkak të humbjes së kredibilitetit.

“Unë besoj që të gjithë bashkë duhet të jemi pë rtë mos bërë këshilltarin e qeverisë nuk mund të dalë kreu demokrat ne duhet të bëjmë opozitarizëm jo të këshillojmë qeverinë. Sheshet sot janë të mbushur me qytetarë, unë kam një revoltë personale që miq e kolegë më thonë si ju duket protesta por mos u shfaqni se politika e prish protestën.

Që ka arritur opozita ka humbur kredibilitetin deri në atë pikë që njerëzit e opozitës shkojnë në protestë, ne duhet të organizohemi në protestë jo të vijmë këtu dhe themi ç’behet me çmimet e naftës pas dyerve të blinduara. Kur vjen këtu dhe sheh sheshet e mbushura dhe ne të përdorësh çmimin e naftës që do e mbaj peng këtë histori dhe vetëm opozitë nuk do të bëjmë sot, duhet të marrim vendime e duhet të bëhen hapa pas”, tha Duma.

Ajo shprehu vendosmërinë për të përdorur të gjitha mjetet juridike, për largimin e Bashës dhe për të mos vepruar e gabuar njësoj.

“Me një amnisti të madhe morale duke i dhënë dorën çdo demokrati ne duhet të jemi fitues se s’mund të pranohet humbja e kredibilitetit të qytetarëve, përpjekje që i zhvat nga koha jonë Basha për të mos bërë opozitën reale. Do përdoren të gjithë mjete juridike. Dualizmi me Sali Berishën dhe vendimi i 9 shtatorit ishte çështje parimi, ishte ok. E kemi lirinë për të mos vepruar dhe gabuar njësoj”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...