Sali Berisha: Do jem kryeministër i Shqipërisë, ja si e mund Ramën

I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, Sali Berisha ka deklaruar se do të bëhet kryetar i PD dhe do të mundë Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka shtuar se këtë gjë do e arrijë nëpërmjet votëa së lirë.

PJESË NGA INTERVISTA

Po u zgjodhët kryetar i Partisë Demokratike, ju do jeni në betejë për të fituar zgjedhjet e ardhshme? Sali Berisha: Absolutisht!

Do konkurroni me Edi Ramën? Sali Berisha: Absolutisht dhe do e mund Edi Ramën. Po si do ta mundësh? Se është çështje shifrash kjo… Sali Berisha: Ashtu siç mundet me votën e lirë.

Berisha tha se mosha nuk tregon dobësi politike për atë, ndërsa tha se Rama është vjetruar në politik dhe sipas tij, ka “lajthitje të mëdha”.

“Meqë më thua moshën ti. unë të dëftoj ty dy gjëra. E para të bëj një debat televiziv me Edi Ramën e dyta të ftoj ti bëj testin e flintit e të shikosh se sa të ulët e ka IQ.

Mosha nuk është vetëm vite, janë një faktor, por faktori i dytë më madhor është vjetrimi. Po të shikosh Ramën vitet i kanë peshuar aq rëndë sa nuk ka njeri që lajthit më shumë se ai”,-tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...