Në Tiranë protestohet për naftën, por Rama ia “kërcet për në Dubai” (VIDEO)

Pasditen e sotme shumë qytetarë kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë në Tiranë.

 

Ata janë mbledhur në protestën e parë të thirrur kundër së çmimit të naftës.

 

E teksa kjo protestë po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar po shijojnë koncertin e Vikena Kamenicës dhe Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve në Dubai. Ata fluturuan në Dubai paraditen e djeshme për të marrë pjesë në panairin “Dubai Expo 2020”.

 

Sot në kuadër të këtij panairi pati edhe një ceremoni të veçantë për Ditën e Republikës së Shqipërisë. Në Dubai Rama është pritur edhe nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe. Mësohet se Rama dhe 5 ministrat e tij do të kthehen në Tiranë nesër në drekë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...