Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, po mbante konferencën me gazetarët në momentin kur Grida Duma ka dalë me një reagim ku njofton se ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga nënkryetarja e Partisë Demokratike.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Sali Berishës.
“Dorëheqja e Dumës? Mirëpres bashkimin e tyre me deputetët e Rithemelimit, ky bashkim ka në bazë vlerësimin e kontributeve.
Jemi komision i përkohshëm, çdo njeri do të garojë. Nuk ka lidhje me sëmundje zemre, as me proces psiqik, ka lidhje me qenien peng. Nuk e kontrollon dot veten”, u shpreh Sali Berisha.