Familja “Berisha” para drejtësisë, SPAK nis procedim penal për ish-kryeministrin, dhëndrin dhe Imamin për

Hapet dosja e Kompleksit “Partizani”, që do të çojë përpara drejtësisë familjen Berisha.

 

Më 17 nëntor 2020, deputeti socialist Taulant Balla, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e këtij kompleksi, ku akuzoi vetë ish-kryeministrin Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, dhëndrin dhe vajzën e tij, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha. Dje SPAK, njoftoi se ka nisur hetimet për këtë aferë. Kjo lëvizje ngushton edhe më shumë “lakun”, pasi për herë të parë në drejtësinë shqiptare mund të shkojnë pas hekurave persona në nivele shumë të larta.

 

Përgjigjja e SPAK për Taulant Ballën i thotë të gjitha, pasi nëse kërkojmë veprën penale për të cilën po hetohet Sali Berisha dhe personat e përfshirë në këtë aferë janë të parashikuar nga neni 287. Prokuroria e Posaçme është duke i hetuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në Kodin Penal thuhet se kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

“Në përgjigje të kërkesës tuaj dërguar me shkresën Nr. 800, datë 18.02.2022, në lidhje me kallëzimin e depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, ju informojmë se: “Pas verifikimeve të kryera, në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton që, më datë 1.12.2020 është regjistruar procedimi penal nr. 287, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i K. Penal, pa emra të regjistruar. Ky procedim është në fazën e hetimit”, njoftoi Arben Kraja.

 

Taulant Balla, i denoncoi familjarët e Berishës në vitin 2012

Në tetor të vitit 2012, deputeti i PS-së Taulant Balla denoncoi se në Kompleksin Partizani, një pronë prej 33 mijë m2 në qendër të Tiranës ka qenë në administrim dhe pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku në atë kohë drejtonte Arben Imami, por ndërtesa u privatizua dhe u shit. “Ndërtesa është privatizuar dhe shitur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave për 100 milionë lekë. Vetëm atyre që janë të lidhur me again në pushtet, përfaqësues të pronarëve mund t’u kthehet një pronë e tillë në qendër të Tiranës.

 

Ne i kërkuam Ministrisë së Mbrojtjes që të sqaronte se kush janë ish-pronarët dhe kujt ia ka shitur kompleksin, por nuk patën kurajon të përgjigjen”, deklaronte Balla. Ai shprehej se kompleksin sportiv “Partizani” e ka privatizuar dhe e ka marrë tashmë si pronë Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës. “Në shtator 2013 kompania “Homeplane” në bashkëpunin me “Kontakt” marrin leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish-kompleksit Partizani.

 

Leja është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013. 6 muaj pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi”, tha Balla. Po ashtu, ai ka thënë se Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35% tek kompania “Homeplane” në janar të vitit 2014, me kontribut 35 mijë lekë. “Si përfundim me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë eurosh, shtatë vite pasi qeveria e Sali Berishës i “falte” fushat e futbollit të kompleksit “Partizani” në qendër të Tiranës”, tha Balla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...