Lulzim Basha shpall fitoren/ Ata që nuk votuan janë me mua

Për të gjithë ata që mendojnë se 6 Marsi ishte dështimi i radhës për Lulzim Bashën, e kanë shumë gabim.

 

Vetë Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka shpallur fitoren e radhës.

Basha tha se nuk ka humbur asnjë betejë në jetën e tij, ka vetëm fitore.

 

Dhe si gjithmonë kishte gati alibinë e radhës. Sipas Bashës zgjedhjet e 6 Marsit ishin fitorja e radhës, pasi 70% e qytetarëve që dje nuk kanë marrë pjesë në votime, janë mbështetës të tij.

 

“Shqiptarët e kanë humbur besimin tek demokracia tek vota. Dy janë drejtimet që do të ecim. Një refoma zgjedhore, dhe së dyti reflektimi i brendshëm, që PD të jetë forca politike që të japë zgjidhje problemeve.

 

Fakti është se 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime. 70% nuk votuan.

 

Bandat janë përfshirë po kështu. Pati një rast ku u mohuan komisionerët por të gjitha këto zbehen kur shihet mospjesëmarrja në zgjedhjet e 6 marsit.”-tha Lulzim Basha.

 

Pra, sipas tij 70% e qytetarëve e duan aq shumë Bashën, sa nuk shkuan të votojnë fare.

 

Po ashtu ai tha se “Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasin për mua. Trekëndëshi i Bermudës e bën gjithçka për gjëra personale.”

 

Kjo është fitorja e radhës e kryetarit të shkarkuar të PD. Pas shumë e shumë fitoreve të mëparshme. Ai nuk ka humbur kurrë asnjë garë./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...