“10 vite më parë vrau të atin…”/ Djali qëlloi me thikë në shpinë nënën e tij, dalin detaje mbi shkakun e ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kamëz, ku shtetasi Ajet Lleshi 25 vjec, ka plagosur me thike në shpinë nënën e tij Safie Sina 56 vjece.

 

Nga informacionet e siguruara nga Fax News, mësohet se Safie Sina është e divorcuar dhe më pas është martuar për herë të dytë dhe jeton në Kavajë.

 

Ditën e sotme kur ka nodhur ngjarja Safie Sina ka ardhur në Tiranë për të vizituar nënën e saj e cila banon në rrugën “Jusuf Gervalla”. Gjatë kohës që po ecte në rrugë për të shkuar në banesën e nënës së saj, shtetasi Ajet Lleshi i cili është edhe djali i të plagosurës, e ka goditur me thikë në shpinë dhe është larguar menjëherë.

 

Ajet Lleshi banon në Klos.

Nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur Ajet Lleshi sot në Tiranë dhe në zonën ku ndodhi ngjarja, nuk raportohet ndonjë problem i mëparshëm. Kështu që të gjitha pistat e siguruara, tregojnë që Ajet Lleshi kishte ardhur vetëm për këtë qëllim në Tiranë.

 

Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News, shtetasja Safie Sina ka vrarë burrin e saj para 10 vjetesh dhe ka bërë 9 vite burg.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...