U fejuan një ditë më parë, kush është këngëtari 20-vjeçar dhe 16-vjeçarja në aksidenti tragjik

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i shënuar pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku kanë humbur jetën 4 persona.

 

Personat që humbën jetën janë Alfred Dika 39 vjeç, Artan Alushi, 30 vjeç, Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe.

 

Shkumbin Brati ishte këngëtar i muzikës popullore nga Hasi, djali i një rapsodi hasjan. Ai dhe 16-vjeçarja një ditë më parë ishin fejuar duke zyrtarizuar kështu dashurinë e tyre.

 

Por dashuria e tyre u shua pas aksidentit tragjik duke u dhënë fund ëndrrave të çiftit të ri që kishin thurur.

 

20 vjeçari dhe 16-vjeçarja ishin pasagjerë në një nga makinat që u përfshinë në aksident.

 

“Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

 

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

 

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia”njofton policia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...