Pulat futen në oborrin e tyre, dy nipat bëjnë për spital xhaxhain! 63-vjeçari përfundon te Trauma…

Dy të rinj kanë bërë për spital xhaxhain e tyre në Skrapar. Mësohet se shtetasit Albano dhe Elisado Isufi (vëllezër) kishin pasur mosmarrëveshje prej kohësh me familjen e xhaxhait, por situata e fundit nisi për pulat e xhaxhait që kishin hyrë në tokën e tyre.

 

Burime bëjnë me dije se vëllezërit e cuan 63 vjeçarin në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ata nuk u treguan aspak të qetë dhe nuk e falën xhaxhain e tyre, por ndërhynë keq.

 

Njoftimi i Policisë: Poliçan, Skrapar , Nga specialistët e Seksionit për K rimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë kapja shtetasve A.I., 32 vjeç dhe E.I., 30 vjeç, banues në Potom, Skrapar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

 

Dhe për motive të dobëta kanë cuan në spital shtetasin P.I., 63 vjeç, banues në Potom, Skrapar, i cili po mer mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.

 

Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për K rimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë kapja në flagrancë e shtetasit V.B., 31 vjeç, banues në Poliçan.

 

Ai në banesë ka vënë dorë ndaj babait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, – shkruhet në njoftimin e policisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...