Nga vrasja e Haklajve, te fundi si i Pinoçetit, Artan Hoxha zbulon sherret me Sali Berishën

Gazetari dhe analisti Artan Hoxha, ka zbuluar sherret e që ai ka pasur me ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Në një intervistë televizive, teksa ka komentuar konfliktet me ish-kryeministrin Berisha, Hoxha ka treguar se përplasjet e para kanë nisur që kur nisi saga e vrasjes së Haklajve. Ai u shpreh, se është quajtur nga Berisha si kolonel i SHIK-ut.“Në atë kohë Berisha bëri një deklaratë për mediat. Në vitin ’98-të unë kisha bërë një intervistë me vëllanë e madh të Haklajve dhe ai doli dhe tha këtë e ka bërë Fatos Klosi dhe mbaj mend që më quajti koloneli i SHIK-ut.

 

Unë në atë kohë duhet të kem qenë tek 23-vjeç. Unë e mora shumë seriozisht dhe shkoj tek Pjetër Arbnori dhe i thashë unë jam dhe me PD-në , kam qenë edhe në forumin rinor. Pjetri më tha, ore përse e përjashton mundësinë që ata të të kenë përdorur pa e ditur ti. Domethënë që nuk kishte më shans që ta sqaroje se çfarë kishte ndodhur. Nga ana tjetër, kur shkova në redaksi, kryeredaktor ishte Arjan Çani.

 

O gjigant më tha, të kishe paguar lek që ai të ta bënte, ai të ka bërë reklamë të ka bërë të famshëm”, tha ai. Gazetari ka rrëfyer dhe një konflikt që pati me Berishën në një studio televizive. Sipas tij, ish-kryeministri Berisha ndërhyri live dhe aty pati një debat të fort me gazetarin, ndërsa ky i fundit i tha Berishës se do përfundojë si Pinoçeti.“Ky është një nga debatet se me Berishën. Kam shumë debate, në distancë. Kam edhe një në TV. Atë ditë i kam thënë moderatores edhe para emisionit se nuk kam dash, se kam qenë i sëmurë, dhe po ta shikosh edhe një pamje jam i prerë.

 

Shkova më shumë për të bërë emisionin. Ndenja 15 minuta pa folur. Por moderatores i kam thënë që Berisha do reagojë, mos e publiko nëse ai bën status pa më thënë mua. Çuditërisht Berisha ndërhyn sapo flas unë dhe fillon një sulm. Ai që keni aty është vrasës. E vetmja gjë që kam bërë ishte ngritja e tonalitetit dhe në fund i thashë që t’i do përfundosh si Pinoçeti. Edhe vetë kam qeshur se pse më erdhi ajo, po flisnin para se të shpallej “non grata”, unë e dija që do ndodhte diçka me të, por jo kaq e madhe”, tha Hoxha.

 

Hoxha flet për debatin me Berishën

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha, u shpreh se në ndërhyrjen që ish-kryeministri Sali Berisha bëri në emisionin ku ishte i ftuar gazetari Hoxha, Berisha e quajti gazetarin çakall i sigurimit. Ai theksoi, se nga ana tjetër, duke mos i pranuar këto sulme nga Berisha, Hoxha kishte ngritur zërin në studio.“Kujtoi 21 janarin dhe çfarë nuk tha, më tha çakalli i sigurimit. Kur ra sistemi unë isha pioneri i Enverit. Në momenti e parë iu ktheva moderatores dhe i thashë çfarë po bën? Ky më thotë mua prit. Çfarë të pres unë, jam në emision?

 

Ndërhyn dhe nuk kthen përgjigje për temën, por ndërhyn për të më irrituar dhe sulmuar personalisht. Në atë moment duke e shkelur etikën, duke u nxehur me moderatorët, atëherë ngrita zërin dhe i thashë gjëra që i kam dëgjuar më vonë me vëmendjen dhe i kam pasur 100 për qind të sakta. Sepse isha marrë me atë histori. E vetmja gjë që kam bërë ishte ngritja e tonalitetit”, tha Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...