GREKU SHUAN FAMILJEN SHQIPTARE, MBYTI ME DUAR DY FËMIJË, 3 DHE 2 VJEÇ, VRAU ME SILENCIATOR BURRË E GRUA.

60-vjeçari grek me inicialet Dh. B., prind i dy fëmijëve, pronar i banesës ku jetonte çifti shqiptar, Armando dhe Maria Kloci dhe tre fëmijët e tyre është marrë në pyetje nga policia. Greku, i cili në zonë njihet si ‘Kasapi’ ka pohuar krimin makabër.

Ai tha për oficeret e policisë, se kishte vrarë në fillim dy prindërit dhe më pas kishte mbytur dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç.
Mediat greke raportojnë se çifti me pronarin grek kishin pasur konflikte, pasi ai iu kërkonte atyre qiranë e shtëpisë.

Ilia.news raporton se nga ekspertiza mjeko-ligjore u konstatua se vrasësi kishte vrarë çiftin me silenciator, pasi asnjë nga fqinjët e tyre nuk kishte dëgjuar të shtëna me armë.
Mjekja, Angeliki Tsiola, tregoi detaje tronditëse nga ngjarja makabre.

“Fëmijët humbën jetën për shkak të mbytjes nga fyti”, tha ajo. Mësohet se fëmijët e mitur janë mbytur nga vrasësi i pamëshirshëm, pasi ai i mbylli me duart hundën dhe gojën. Nga këqyrja e viktimave rezultoi se babai i fëmijëve, kishte marrë dy plumba në kokë.

Plagë arme kishte dhe bashkëshortja e tij.
Raportohet se ai ka përdorur silenciator edhe për të vrarë paraprakisht qentë e shtëpisë, përpara se sa të hynte në banesë dhe të ekzekutojë familjen shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...