E DHIMBSHME, NË SHKODËR ZJARRI SHKRUMBON DYQANIN E FAMILJES SË VARFËR ME 5 FËMIJË

NGA KETJOLA GESHTENJA

 

Gjithçka brenda këtij dyqani të Fatjon Dautit në Shkodër është djegur nga një zjarr i rënë. Ngjarja ndodhi në lagjen Liria në hyrje të qytetit të Shkodrës.

 

Fatjoni është baba i 5 fëmijëve dhe përmes këtij dyqani ku riparonte mallra të përdorur ose i merrte për t’i shitur siguronte të ardhura për familjen. Djegia e dyqanit e ka lënë 38 vjeçarin të papunë në mes të katër rrugëve.

 

Kunata e 38 vjeçarit, Mimoza Dauti bën apel që dikush ta ndihmojë Fatjonin dhe familjen e tij.

 

Është ende e paqartë se si ka rënë ky zjarr në dyqanin e shtetasit Fatjon Dauti sepse nuk ka patur të lidhur energjinë elektrike, gjë e cila përjashton mundësinë për ndonjë shkëndijë elektrike. Po ashtu në banesën që ka në katin e dytë familja Dauti prej dy vitesh nuk ka energji elektrike për shkak se nuk ka mundësi që të paguaj faturat e OSHEE.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...