Zbardhet gjithçka! Ja si u zbuluan 4 të vrarët në familjen shqiptare në Greqi, fqinji ishte…

Ka dalë në dritë për herë të parë e detajuar dhe e qartë se si u zbulua krimi m onstruoz që ndodhi ditën e mërkurë (dje) në Andravida, zonë e Iliada në Pyrgos, Peloponez në Greqi.

 

Noa.al ju sjell detajet e plota dhe të konfirmuara nga policia dhe grupi hetimor grek.

 

Të mërkurën në orën 14, Mihali 12 vjeçar, del nga shtëpia ku jetonte me 2 vëllezërit, Aliun 3 vjeçar, Edin 2 vjeç, nënën e tij Marije Dosku, 37 vjeçar dhe njerkun 32 vjeçar, Armando Kloci.

 

Ai i thotë nënës se do dilte të luante me një shok moshatar të lagjes. Dhe ashtu bëri. Mori biçikletën dhe doli.

 

Shoku i Mihaliy, rrëfeu për mediat greke që citon noa.al, çfarë ndodhi më pas:

 

“Kaluan disa orë dhe aty nga ora 19, Mihali më thotë, hajde ikim te shtëpia ime se dua të marr diçka për të ngrënë.

 

I ra derës, por askush nuk u përgjigj. Më tha, po futem nga dritarja. Papritur më thërret, shpejt hajde shpejt se diçka ka ndodhur moj nëna ime.

 

Futem dhe unë nga dritarja, kontrollojmë shtëpinë dhe shohim fëmijën e vogël Edin në krevat fëmijësh dhe menduam se po flinte”, thotë ai dhe vazhdon:

 

“Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por asnjë tjetër nuk pamë në shtëpi. Më pas dola dhe shoku im doli jashtë duke mbajtur vëllain e tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë…” përfundon dëshmia e shokut të Mihalit.

 

Kur Mihali ka dalë në rrugë, ka bërtitur për ndihmë. Ai nuk e dinte se Edi kishte vdekur. Kalimtarët që u afruan e panë se fëmija ishte si i ngrirë dhe kuptuan se nuk jetonte. Megjithatë thirrën autoambulancën e cila e dërgoi në spital ku fëmija u shpall i vdekur.

 

E ndërsa ndodhte kjo, në banesën e familjes Kloci mbërriti policia. Ajo konstatoi shpejt, se në shtëpi, kishte të tjerë viktima.

 

Në pjesën e pasme të shtëpisë, gjendej një rimorkio makine. Pranë saj ndodhej mbuluar në tokë, mbështjellë me çarçaf, djali tjetër, Aliu 3 vjeçar, i vdekur.

 

Brenda në rimorkio, gjendeshin trupat e Marijes dhe Armandos.

 

Policia konstatoi se burrë e grua ishin vrarë me armë zjarri, kurse fëmijët ishin mbytur me duar.

 

Në banesë u pa se energjia elektrike ishte jashtë funksionit.

 

Kërkimet e bëra, çuan në dyshimin e fortë se vrasësi ishte një burrë 57 vjeçar, baba i dy fëmijëve, fqinjë me familjen e masakruar, ose djali i tij.

 

Në fakt që të dy mungojnë dhe nuk gjenden.

 

Hetimi nxori se mes fqinjëve kishte pasur kohët e fundit debate për mosmarrëveshjet financiare në lidhje me qiranë që paguante familja shqiptare te greku që ishte pronar shtëpie. /noa.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...