Ndodh në Sqipëri! Qytetarja vendos balonin gastrik në klinikën e njohur për 2500€, kur shkon në shtëpi gati sa nuk mbytet

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër problematikë në lidhje me klinikën estetike “Dermolife”.

Pas transmetimit të abuzimit që kjo klinikë bënte me klientët me analizat e gjakut, të cilat përfundonin në koshin e mbeturinave, të tjera fjalë kanë mbërritur në redaksinë e “Fiks Fare”.

Rasti i sotëm që u trajtua në “Fiks Fare” kishte lidhje më një zonjë, e cila kishte vënë në klinikën “Dermolife” balonin gastrik. Vera Gjuzi tregoi se baloni gastrik që vendosi në këtë klinikë për 2500 euro i doli nga goja i plasur.

Ajo tregon gjithë procedurën nga bërja e analizave (të cilat Fiksi tre ditë më parë dokumentoi se bëheshin fiktive) deri tek vendosja e balonit. Pas ndërhyrjes, Vera ka pasur shqetësime të mëdha dhe menjëherë i është drejtuar klinikës ku bëri dhe ndërhyrjen, por ajo pohon se e përcollën fare lehtë duke i thënë se shqetësimet që ajo kishte ishin mëse normale.

“Në momentin që u riktheva në shtëpi nga klinika ku u tregova se nuk ndjehesha mirë, mua më del nga goja baloni i çarë“, tregon ajo. Fatmirësisht llastiku prej të cilit përbëhet baloni që i doli nga goja nuk i kishte dhënë shqetësime të mëdha, pasi siç shprehet edhe ajo vetë “mund edhe të isha mbytur”.

Menjëherë Vera pohon se ka kontaktuar mjeken e klinikës Dermolife e cila kishte kryer ndërhyrjen, ajo i kishte pohuar se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Por nuk ka qenë në të njëjtën linjë kur Vera ka shkuar në klinikë, pasi kësaj here i kishte pohuar të kundërtën “është normale”.

Gjuzi thotë se s’ka mundësi të marrë avokat, pasi dhe 2500 eurot i pagoi kot se nuk kishte asnjë rezultat. para të cilat nuk iu kthyen kurrë. “Dua ta bëj publik këtë gjë, që të mos gabojnë dhe ta pësojnë edhe të tjetër“, shprehet Gjuzi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...