Detaje të rënda/ Pse greku vrau prindërit dhe mbyti dy fëmijët shqiptarë?

Detaje të reja mësohen nga masakrimi i prindërve dhe m bytja e dy të vegjëlve shqiptarë në Greqi.

 

Sipas mediave greke, autor i dyshuar i ngjarjes është një 57-vjeçar grek.

 

Autoritetet besojnë se ngjarja e tmerrshme në Andravidë ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve financiare të një banori nga ky fshat i cili është zhdukur.

 

Ai është personi që i ka lëshuar banesën me qira familjes shqiptare. Armando dhe Marija kishin nja dy muaj që nuk po paguanin dot në rregull dhe në kohë qiranë pasi kishin vështirësi ekonomike.

 

Sipas informacioneve të gazetës Proto Thema, policia ndodhet në shtëpinë e 57-vjeçarit grek, i cili është i martuar dy herë dhe ka dy fëmijë.

 

Në fakt, shtëpia e tij ndodhet afër banesës së v rasjes m akabre.

 

Burri 57 vjeçar është shpallur në kërkim prej mbrëmë jo vetëm nga policia, por edhe nga familjarët e tij, të cilët deri tani nuk kanë mundur ta lokalizojnë.

 

Mësohen edhe detaje tronditëse nga skena e vrasjes. Burri, pasi ka qëlluar çiftin duke e masakruar me pushkë dhe sëpatë, ka mbytur edhe dy vogëlushët.

 

Familja e pajetë u gjet nga djali 12 vjeçar, Mihali, fëmijë i Marije Doskut nga martesa e parë e saj. Ai mori në krah Edin e vogël dhe e nxori në rrugë për të kërkuar ndihmë.

 

Pas vrasjes, 57 vjeçari ka tentuar t’i zhdukë kufomat. Ato u gjetën të mbështjella me batanije në rimorkio makine. Por nuk dihet se kush e prishi planin për t’i larguat nga banesa.

 

Policia ndodhet në kërkim të vrasësit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...