Bilanci ditor: Ja sa raste të reja dhe humbje jete ka nga pandemia në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot bilancin nga pandemia.

Sipas të dhënave, janë 95 qytetarë të infektuar me C OVID19, si dhe 2 humbje jete për 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.

Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.

Janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...