ARJOLA FLET PRAPË PËR ISH BURRIN: “I KAM KËRKUAR TË JEMI …”

Arjola Demiri, aktorja e humorit ka folur prapë për historinë e saj me ish bashkëshortin.

Ajo e zbulloi këtë histori gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP. Për disa vite, Arjola ka qenë e martuar dhe kanë ardhur në jetë tre fëmijë, dy vajza e një djalë.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, Arjola tregoi se pas divorcit i kërkoi që të ruanin miqësinë për hir të fëmijëve, por ai nuk pranoi.
Ndonëse nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin, fëmijët gëzojnë raporte të mira me babain.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar tek familja.

Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje. Unë nga kjo eksperiencë post divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha Arjola.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...