Zbulohet emri, data kur do fillojë dhe ora e emisionit më të ri me Xhemin dhe Salsanon

Nuk ka më enigma për rikthimin e Xhemi Shehut në ekran, moderatorja e njohur do të vijë me një emision të ri ku do ta prezantojë krah Salsanos. Emisioni mban titullin “Qesh mirë kush qesh i fundit”.

 

Salsano më herët ka thënë se programi është diçka komplet ndryshe nga çfarë kemi parë më përpara. Ermal Mamaqi sot ka sjellë disa pamje nga ky emision ku shihet Xhemi, Salsano e disa aktorë duke u përgatitur.

 

Nga pamjet shihet se skena do të jetë një koncept shumë ndryshe pasi duket si një shtëpi ku mesa duket do të zhvillohen skeçet e humorit. Emisioni do të nisë në 8 mars ora 21:00.

 

Përkundër rikthimit me një projekt të ri sërish nën logon e Top Channel, të paktën edhe për një kohë, Xhemi Shehu nuk do jetë në moderimin e programit të humorit “Portokalli”

 

për të cilin dikur shprehej se “nuk ka ndërmend të heqë dorë asnjëherë dhe nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të largohej edhe nga televizioni”.

 

I urojmë punë të mbarë Xhemit dhe Salsanos në emisionin e tyre më të ri dhe e dimë që tani që suksesi do jetë i sigurt.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...