Xhensila Pere padi Robert Aliajt për fyerje: Nuk e di në çfarë …

Opinionistja e Love Story Talk, Xhensila Pere, ka vendosur që t’i drejtohet ligjërisht drejtësisë pas debateve që ka pasur me Robert Aliajn.

Këtë të martë, ajo tha se nuk e di se në çfarë roli ndodhet në program Aliaj, ndërsa u shpreh se fyerjet non stop të tij kanë nisur me një status dhe përfunduan me një “deklaratë të shëmtuar” të hënën.

“Nuk e di këtij zotërisë në çfarë roli duhet t’i drejtohem, sepse nuk e di ai zotëria në çfarë roli ndodhet këtu. Në rolin e babait, opinionistit, apo gjykatësit? Sa i përket fyerjeve non stop që kanë nisur me një status dhe përfundojnë me këtë deklaratë shumë të shëmtuar dhe nuk e kuptoj se ku do të ulet më shumë ai zotëri, unë nuk e kam fuqinë për ta bërë,

kështu që ua kam kaluar organeve kompetente të cilët falë zotit në 2022 kemi ligje që mbrojnë kur një personazh publik fyhet dhe denigrohet figura e saj publikisht. Sot e kam me figurë dhe me emër e mbiemër që dikush më ofendon dhe cënon”, tha Xhensila.

Por çfarë deklaroi një natë më parë Robert Aliaj?

“Pastaj edhe kur e them tronditem nga ajo që ndodhi me ngjarjen me Xhensilën. U largova, por do ta them Alketa, u largova sepse kishte shumë gjëra që mund të thoja tronditëse fare që njerëzit i dinë. Boll të shtypësh emrat në internet.

Unë si prind të kem përballë një femër që ka një të kaluar të tillë nuk do e doja në jetën time. Nuk desha ta ul veten në atë nivel dhe u largova. U largova për të mos shkuar më poshtë. Nuk më vjen mirë fare që vihem përballë njerëzve që ndoshta nuk do ishin në televizion sot”, tha Robert Aliaj.

Edhe për këtë koment, Xhensila e kishte një përgjigje.

“Sa i përket si baba ai po fyen një vajzë e cila ka një baba dhe ka që si unë si baba nuk do e pranoja kurrë një femër të tillë, ndërkohë që pak minuta më vonë pikërisht djali i tij po fliste me poligami. Nëse do flasim për familje, ai zotëria ty kur më fyen mua në jetën time personale, ka fyer një familje, ndërsa unë këtu, nga dita e parë e deri në fund, e thashë edhe më parë, Xhensila Pere mban përgjegjësi morale dhe juridike për çdo fjali që ka thënë në këtë studio.

Jam këtu për të gjykuar sjelljet e tyre brenda këtyre kornizave.Se çfarë bëjnë me jetën e tyre personale, kush jam unë t’i gjykoj dhe kush është ai zotëria të më gjykojë mua për jetën time personale.

Në qoftë se ai do ishte realisht një baba, një figurë një personalitet, ashtu si më a ftuar për kafe kur mori vesh që do isha opinioniste për të më prezantuar djalin e tij dhe për të më treguar se çfarë mund të bëjmë ose të mund të më kërkonte këshilla është po e njëjta Xhensila Pere që ndodhet edhe sot që nuk duhet të jem në televizion. Nëse televizioni ka të bëjë me fyerje, denigrime, me një fjalor banal me cënim të një dinjiteti të një vajze, Po Robert Aliaj unë nuk jam për televizion nëse ky është televizioni”, u shpreh ajo./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...