Marinela ‘shpërthen’ ndaj Zhaklinës: Pse mos të kënaqen meshkujt?

Marinela njihet tashmë si një vajzë që gjithmonë del jashtë kornizave dhe është e paparashikueshme në ato që bën. Sot gjatë emisionit ditor “Love Story Talk”, ajo ka dhuruar për të gjithë një twerk.

“Twerk është shumë i bukur, nëse do mund të kërcej edhe këtu. Eni unë nuk bëj twerk vulgar, unë bëj twerk profesional”,- tha ndërkohë ajo.

Por pas kërcimit, Marinela ka pasur një debat me opinionisten Zhaklinë Lekatari. Kjo e fundit i tha që mos t’i përdorë vajzat si objekte, por të kënaqë veten dhe jo shijet e një djali.

“Vajzat janë të lira të dredhin çfarë të duan, si ta duan, por jo për t’i pëlqyer dikujt, por për t’u kënaqur vetë. Prandaj mos e thuaj, t’i përdredh vithet se djemtë i duan. A ka mundësi t’i lemë jashtë? Mos na përdor si objekte”.

Marinela: Pse mos të kënaqen meshkujt, gjynah meshkujt.

Zhaklinë Lekatari: Sepse nuk jemi objekte.

Marinela: Ku ka jetë pa meshkujt. Zhaku mos e thuaj këtë je gabim.

Zhaklinë Lekatari: Je gabim ti Marinela, e nuk jemi objekte, kështu që mos më thuaj mua jam gabim. Marinela kënaq veten, por jo shijet e një djali. Nëse do të bëhesh objekt vajzë e dashur bëhu, por mos i jep këto shembuj vajzave që na ndjekin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...