“Ja kush ma dha informacionin për ‘Toyota Yaris’” Zbardhet dëshmia e Lulzim Bashës përpara hetuesve belgë

Zbardhet dëshmia e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhënë përpara hetuesve belgë më datë 20 shkurt në SPAK.

 

Pyetjes se ku e ka gjetur informacionin për 3.4 milionë euro që u sekuestruan brenda një makine të tipit “Toyota Yaris”, lideri i opozitës i është përgjigjur se e ka marrë nga qytetarët.

 

Sipas Bashës informacioni ka mbërritur nëpërmjet një letre denoncuese.

 

“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën enkonsiderueshme të parave te sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e 2018”, është shprehur Basha përpara hetuesve belgë.

 

Më tej Basha është pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën e marrjes së denconcimeve, ndërsa ai është përgjigjur se nuk ka një gjë të tillë. Prokurorët kanë administruar dëshminë e kryedemokratit, duke u larguar pa një emër konkret se kush ishin personat që kanë dhënë këte informacion.

 

Kujtojmë se hetuesit belgë u larguan disa ditë më parë nga vendi ynë, të cilët janë duke kryer hetime lidhur me çështjen e ashtuqujatur “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 mln euro.

 

Hetuesit belgë janë larguar në fund të javës së kaluar nga vendi yne, ku përveç dëshmisë së kryedemokratit Lulzim morën dëshmitë edhe të mbi 7 personave të tjerë të cilit kishin dijeni për këtë ngjarjeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...