Sot do të festonte 43 vjetorin, Dr.Flori përkujtohet me mall nga anëtarët e “West Side Family” (FOTO LAJM)

Ai sot do të festonte ditëlindjen e 43-të.

 

Bëhet fjalë për Dr.Florin, i cili u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës. Ishte një humbje e madhe për artin shqiptar dhe e pabesushme për miqtë e shokët e tij.

 

Me rastin e përvjetorit të lindjes, ai u kujtua me plot mall nga miqtë e bashkëpunëtorët e tij, përfshirë këtu Landi Fornian dhe Armir Shahinin, me të cilët ishte pjesë e grupit “West Side Family”.

 

Thonë: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”.

 

Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.

 

Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori

 

28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014″, shkruan Landi, postim që e ka shpërndarë edhe Armiri. Djemtë nuk e harrojnë kurrë mikun e tyre duke e kujtuar si sot edhe në çdo rast tjetër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...