SHKODËR, TENTOI TË VIDHTE MAKINËN POR (VIDEO)

Një tentativë për të vjedhur një makinë nuk ka shkuar sipas planit në qytetin e Shkodrës. Me anë të një video të dërguar në shkoder.info për të denoncuar rastin në fjalë shihet krejtësisht qartë tentativa e personit për të vjedhur automjetin.

 

Nga sa bëhet me dije personi ka dëmtuar dorezën e derës. Pasi ka arritur ta hap atë autori ka vijuar me tentativat e tij për vjedhjen por që nuk ia ka arritur qëllimit pasi çelësi i është thyer kur ka provuar ta ndezë makinën. Ndërkohë pasi e ka kuptuar që nuk mund ta çonte aktin e tij drejtë finalizimit autori ka dal nga automjeti dhe është larguar.

 

Në mëngjes të zotët e makinës pasi e kanë konstatuar atë çfarë kishte ndodhur e kanë çuar mjetin në servis për të riparuar dëmet e shkaktuara. Por aty janë informuar me një tjetër fakt te çuditshme. Kanë qënë pikërisht punonjësit e servisit që iu kanë thënë se brenda 2 ditëve janë paraqitur mbi 10 persona që kanë pasur të njëjtin “fat” ku është tentuar për t’iu vjedhur makinat.

 

Kjo tregon se një fakt i tillë është kthyer në tepër shqetësues për qytetin e Shkodrës dhe se tentativat për vjedhje janë të shumta. Policia dhe organet kompetente duhet të marrin masa të menjëhershme pasi në të kundërt dëmet tek qytetarët do të jenë të mëdha…

 

shkoder.info

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...