Yuri Kim bisedë të rëndësishme me kryeministrin Rama, zbardhet lëvizja e fundit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Olta Xhaçka lidhur me sulmin që Rusia bëri mbi Ukrainë.

 

Kim shkruan se SHBA dhe Shqipëria do të koordinohen për aksionet ndaj Rusisë duke qenë edhe në një linjë me NATO .

 

“Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim diskutoi sot me kryeministrin Edi Ramën dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë.

 

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO dhe Këshilli i Sigurimit në OKB për t’i kërkuar llogari Rusinë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale”, shkruan Kim

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...