Shqiptari kap ‘mat’ ish-gruan me të dashurin në hoteI, i pIagos të dy: Do të djeg të gjallë

Një shqiptar është vënë në pranga nga Policia italiane pasi ka plagosur ish-gruan e tij, të dashurin e saj të ri dhe motrën e këtij të fundit.

 

Dje, gjatë drekës Pëllumb Jaupi i doli në pritë gruas para shtëpisë së saj në Morciano dhe e goditi me thikë në gjoks. Goditje që mund të ishte fatale për gruan 53-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, por fatmirësisht shpëtoi. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes po shkonin urgjenca dhe karabinierët, 53-vjeçari Jaupi mori arratinë drejt Riminit, atje ku jeton dhe shkoi drejt një hoteli në Rivazzura.

 

“Erdha që të kërkoj për një punë për gruan time gjatë verës, do dëshiroja që të flas me pronarin,”-kështu u tha punonjësve dhe pas disa minutash u shfaq Nicola Scarcia, i dashuri i ishit të tij. Pasi shkëmbyen disa fjalë me njëri-tjetrin ata lëvizën drejt recepsionit, Jaupi nxorri thikën dhe shprehu qëllimet e tij të vërteta. Në fjalën e tij, ai i bërtiti pronarit të hotelit se i ka shkatërruar jetën dhe që gruaja ia ka thënë të gjitha. E pikërisht në ato moment nxorri një thikë kuzhine dhe e goditi disa herë.

 

Duke parë gjithë skenën, menjëherë ka ndërhyrë edhe motra e Scarcia, e cila gjithashtu nuk shpëtoi pa u qëlluar gjithashtu me thikë nga Jaupi, por për të dy fatmirësisht plagët për të ishin të lehta.

 

“Nicola u përpoq që të mbronte veten pavarësisht plagëve dhe gjakut që i rridhte. Mundëm që ta bllokonim Jaupin dhe thërritëm për ndihmë,”– ka deklaruar shoku i të plagosurit. Megjithatë liria nuk i ka zgjatur shumë pasi Policia mbërriti brenda disa minutash dhe arrestoi shqiptarin.

 

Por, ngjarja e së martës mund të ishte evituar sepse Jaupi mund të ishte dënuar disa muaj më parë. Kjo pasi në nëntor, një prokuror kishte kërkuar burg për shqiptarin sepse Jaupi, i cili kishte dy fëmijë me gruan, ia kishte bërë të pamundur jetën asaj pas ndarjes në vitin 2020. Madje ajo ishte detyruar që të që të kthehej në Shqipëri për t’i shpëtuar përndjekjes dhe kërcënimeve. Por tmerri filloi sërish sapo ajo ishte kthyer në Itali.

 

 

Jaupi e kërcënonte, madje në disa raste edhe e dhunonte.

“Nëse i thua djalit diçka do të të vras ty dhe atë,”- mësohet se i ka thënë ai. Madje i kishte dërguar edhe një mesazh kërcënues ku i thoshte: Nëse nuk telefonon këtë numër do të të djeg të gjallë. Nëse më denoncon dhe më fut në burg, do të dal dhe do të të vras. Për këto arsye, Prokurori kërkoi burg, ndërsa një gjykatëse vendosi thjesht një vendim për ta ndaluar shqiptarin t’i afrohet ish-gruas.

 

Marrë nga ilfattoquotidiano.it

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...