Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrix, këngëtarja largohet e acaruar nga festa (Foto+Video)

Festa e mbrëmjes së djeshme për banorët e Big Brother nuk ka shpëtuar pa përplasje dhe persona të qejfmbetur. Pjesë e festimeve u bë edhe Donaldi dhe vëllai i tij Romeo, pavarësisht përplasjeve që u tha se kishin me produksionin pas fitores së Ilir Shaqirit.

Advertisements

Dy protagonistët kryesorë të spektaklit, u panë duke kërcyer me njëri tjetrit, teksa performonin këngëtarë të ndryshëm.

Nga ana tjetër e pranishme në festë ka qenë dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj së bashku me vëllain e saj, Alban Ramosaj, në një tavolinë. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, Trixa nuk ka pranuar të flasë për asnjë media, dhe aq të shoqërohet me ish-banorë.

Një detaj që ra në sy ishte largësia që kishte me Donaldin. Duke qenë të dy në festë u mendua se gjërat ishin zgjidhur dhe ishin mirë, por s’është e thënë të ndodhë kështu.

Ajo ka qëndruar me Alban Ramosajn, ndërsa Donaldi e ka kaluar kohën me Romeon dhe me miqtë e tij. Ai nuk ka qenë afër Trixes.

Advertisements

Kjo ka bërë që Beatrix të largohet dukshëm e mërzitur nga situata në festë dhe duket se dyshja nuk janë më bashkë. Me shumë mundësi ka një krisje të raporteve të tyre, ndërkohë që një gjë e tillë duket se konfirmohet nga Albani, i cili ka postuar një foto-video mbështetëse për motrën e tij.

Ndërkohë moderatorja Bora Zemani nuk ka shkuar në festë, pavarësisht festës që kishte, për të shmangur një përballje të mundshme me çiftin. I gjithë stafi i emisionit që ajo drejton ishin pjesë e festës, ndërkohë që Bora duket se ende nuk është gati për një përballje me Donaldin.

 

 

 

TE TJERA