Te Përputhen ka edhe kështu: “Merrja 80 euro në orë si zhigolo, kanë qenë gra 30-45 vjeçe”

Aldisi dhe Fjori zhvilluan takimin e radhës me njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Gjatë bisedës, Aldisi i tregoi konkurrentes për një eksperiencë të së shkuarës.

 

Askush nuk e dinte, por për më shumë se një vit ai ka punuar si zhigolo. Ai nuk ka hezituar ta rrëfejë këtë fakt të jetës së tij.

 

Sipas djalit, çdo gjë nisi si një lojë, por i pëlqente gjithnjë e më shumë derisa vendosi të heqë dorë. Arsyeja e parë kanë qenë paratë, sepse një herë ai ka fituar 1000 euro për dy ditë

 

“Ka ndodhur për një vit, një vit e gjysmë. Nisi si lojë. Merrja 80 euro në orë. Ka pasur raste kur kam marrë 1.000 euro për dy ditë. Gratë kanë qenë të moshave nga 30 deri në 45 vjeçe. Ka ndodhur para një viti”.

 

Ai tregon dhe për momentin kur prindërit mësuan se djali i tyre ishte zhigolo. “Nuk reaguan mirë, e mësuan pas një viti, kur ishte nga fundi. U thashë që do heq dorë”.

 

Teksa thekson se është mendjehapur, Aldisi thotë se tani që është bërë pjesë e “Për’puthen” dëshiron të gjejë një partnere. “Tani dua të mbledh mendjen dhe të bëj diçka për vete”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...