Vdekja e mistershme e 23-vjeçares, eksperti i kriminalistikës zbulon detajet e frikshme

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur sot alarmin për aktivitetin e sekteve satanike në vendin tonë. Ndër të thera ai solli edhe rastin e vdekjes së mistershme të të resë, Evgjeni Baxho, në në trupin e së cilës u gjetën disa simbole të pikturuara me bojë të kuqe.

 

Kriminologu Ervin Karamuço i ftuar në “ABC Live” ndërsa ka folur për vd ekjet që vijnë nga praktikimi i ritualeve satanike, tha se dosja e Baxhos “flet” në prokurori dhe se ekspertët sipas tij nuk dinë se çfarë të bëjnë. Sipas Karamuço autoritetet shqiptare nuk janë të specializuara për të dhënë ekspertiza për raste të tilla.

 

“Disa prej këtyre krimeve klasifikohen si vetëvrasje. Ne kodin penal e kemi të çorientuar, nuk arrijmë dot t’i përgjigjemi nevojës. Rasti i Evgjeni Baxhos, vazhdon dosja e fle në prokurori dhe prokurorët nuk dinë se çfarë të bëjnë. Edhe profesorë të huaj njëri nga Franca u vetë-ofrua për këtë rast sepse e ka kuptuar se organet shqiptare s’janë të gatshme për të dhënë vetë një ekspertizë”, tha ai.

 

Grupet satanike janë shtuar shumë në Shqipëri duke marrë shpesh edhe jetë njerëzish përmes sakrificës apo çuarjes së anëtarëve të tyre drejt vetë-sakrificës. Sipas ekspertit grupet satanike “gjuajnë” persona që nuk janë në një situatë të mirë. Fillimisht i bëjnë pjesë të sektit fetar, i cili fillimisht bën që personat të ndryshojnë sjelljen, mënyrën e ngrënies deri në lavazhin e trurit.

 

“Kjo është një seancë mësimdhënie, klasa e tretë e katërt në shkollën e kulteve, është faza fillestare. Nuk i ka quajtur kaq të nevojshme për t’i fshehur ata janë elementë të natyrës të përkthyer në simbole. Problemi është kujt i kanë shërbyer kush ka qenë grupimi aty, përse ua ka mësuar, kujt ia ka mësuar. Janë elementë natyrorë që nga koha e Greqisë së lashtë. Kemi dyshuar se vijnë nga jashtë, ata penetrohen në disa sekte që ne njohim. Kjo është shkollë e fshehtë. Më herët kemi pasur disa raste dhe s’kemi vajtur më thellë të anatemojmë se çfarë është Jehovai jehovai.

 

Për shumicën e rasteve ku ka pasur vrasje, banorët kanë thënë se këtu vijnë njerëz të çuditshëm të huajsh. Por askush nuk ka hetuar se kush janë atë. Rasti në Kombinat. Këta janë cenim i rendit dhe sigurisë publike. Ata elementë policia nuk i kupton. Në Shqipëri si kupton askush prandaj është marrë iniciativë që vijnë ekspertë dhe të huaj dhe të trajnojnë shqiptarë”, u shpreh ai.

 

Karamuço ka treguar se kush janë personat që rekrutohen më lehtë.

“Këta janë të thjeshtë vetëm kur kanë një siklet në veten e tyre dhe s’u japin zgjidhje. Humbjet e jetës së një personi, dikush i afër përfshihet në këto grupe dhe i thonë futu brenda vetes shkëputu nga realiteti. Ai pak dhimbje nga personi që ka humbur dhe futet në atë. Nëpërmjet meditimit i fusin në botën e përtejme dhe shkëputen nga realiteti se thonë realiteti është ai që shoh në meditim dhe ky është fundi. Ne s’kemi ende psikiatër të përgatitur për këtë”, tregoi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME