Artan Hoxha nxjerr mesazhin sekret: Si u informua Basha për ngarkesën te “Toyota Yaris”

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në një postim të gjatë në rrjetet sociale, shpjegon se si sipas tij,

kreu i PD, Lulzim Basha u informua për çështjen “Toyota Yaris”, për të cilën një ditë më parë dëshmoi në SPAK.

Hoxha thotë se dy janë mundësitë: “E para; njeri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opoziten ne menyrë që operacioni i kundërshtareve të tyre, të behej publik, dhe paratë të kapeshin duke dëmtuar rëndë rivalët.

E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonjë agjensi e zbatimit të ligjit, ku një zyrtar “dashamirës” i opozitës, duke mos patur besim te eproret e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën”.

Po ashtu Hoxha publikon një mesazh që ka mbërritur në telefonin e një drejtuesi të lartë të shtetit shqiptar nga një person që identifikohet si punonjes i Sherbimit Informativ Shqiptar, i cili njofton se, nje mjet transporti,

karroatrec me disa vetura te ngarkuara siper tij, pritet te futet ne territorin e Shqiperise deri në mbremje. “Ky fakt, uroj sëpaku të kthjellojë shefin e PD-së, Lulzim Basha se nga i ka ardhur informacioni”, thotë Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...